Krejt duhet ta dini, ky asht tensioni normal i gjakut simbas moshës që keni

Presioni i naltë i gjakut, ose hipertensioni, asht nji nga problemet shëndetësore ma të zakonshme me të cilat shumë njerëz përballen.

Ndërsa shumica e njerëzve që vuejnë nga tensioni i naltë nuk kanë ndonji simptomë, edhe nëse leximet e tyne arrijnë nivele jashtëzakonisht të nalta, disa munden me përjetue sheja të caktueme, të tilla si vjellje, marramendje, gulçim, vizion të paqartë, dhimbje kreje, dhe hundë.

Presioni normal i gjakut simbas moshës tuej

Tensioni i naltë i pakontrolluem i gjakut mundet me rritë ndjeshëm rrezikun e zhvillimit të disa kushteve serioze shëndetësore, si damtimi i veshkave, humbja e vizionit, humbja e kujtesës, ateroskleroza, smundjet e zemrës, sulmet në zemër etj.

Presioni i gjakut ndryshon gjatë gjithë ditës dhe ndryshon në çdo individ simbas disa faktorëve, tue përfshi moshën, gjininë dhe trashëgiminë.

Mjekët kanë vendos vlerat e maposhtme për tensionin normal të gjakut:

 

Presioni i gjakut tek meshkujt sipas moshës

 

20 vjeç – 123/76
Deri në 30 vjeç – 126/79
30-40 vjeç – 129/81
40-50 vjeç – 135/83
50-60 vjeç – 142/85
Mbi 70 vjeç – 142/80

 

Presioni i gjakut tek femrat sipas moshës

20 vjeç – 116/72
Deri në 30 vjeç – 120/75
30-40 vjeç – 127/80
40-50 vjeç – 137/84
50-60 vjeç – 144/85
Mbi 70 vjeç – 159/85.

 

Shperndaje në: