Alarmante, rreth 80 mijë kg mish u asgjesuen vetëm këtë vit

Dikun 80 mijë kilogramë produkte me origjinë shtazore (mish dhe produkte mishi) janë konfiskue dhe asgjësue prej fillimit të këtij viti nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë se Kosovës (AUV).

Por, kjo shifër llogaritet me qenë shumë ma e naltë, mbasi që në komunat e Kosovës kompetencën për kontrollin, konfiskimin dhe asgjësimin e produkteve e kanë inspektorët komunalë, të cilët u raportojnë vetëm organeve komunale dhe jo organeve qendrore apo AUVit.

Në Kosovë, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë asht autoriteti ma i naltë për ushqim dhe veterinari, i cili asht edhe përgjegjës me mbrojtë jetën dhe shëndetin e qytetarëve, tue sigurue nivel të naltë të sigurisë së ushqimit.

Zadhanësi i kësaj agjencie, Lamir Thaçi tha për Radion Europa e Lirë, se inspektorati veterinar i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë nga fillimi i këtij viti deri tash ka asgjësue rreth 80 mijë kilogramë mish dhe produkte mishi.

“Kjo sasi përfshin vetëm asgjësimet nga inspektorët e AUV. Sasinë e asgjësuar nga ana e inspektorëve veterinarë, në kuadër të komunave nuk e posedojmë. Ata janë të organizuar në kuadër të pushtetit lokal. Për punën e tyre ata u përgjigjen organeve udhëheqëse lokale dhe veprojmë si dy pushtete të ndara bazuar në Kushtetutën dhe ligjet në fuqi”, tha Thaçi.

Kurse, vetëm në fillim të kësaj jave inspektorët komunalë në Ferizaj, kanë asgjësue 350 kilogramë produkte të mishit.

 

Shperndaje në: