Ricciardo fiton çmimin e madh të Kinës, shihni pamjet nga Formula 1 (foto)

Në ditën kur duhej me u konfirmue, Ferrari gaboi gjithçka tue kompromentue garën në 56 xhiro.

Red Bull fitoi falë strategjisë perfekte.

Që në start Ferrari dha sheja pasigurie, edhe pse Vettel arriti me mbajtë vendin e parë ndaj Raikkonen, ky i fundit u parakalue pothuej nga të gjithë ata që kishte mbrapa, përfshi Mercedes dhe Red Bull.

Verstappen bani ma mirë nga kerret austriake, tue parakalue Hamilton.

Gara mori tjetër rrjedhë mbas pit stope’ve të para.

Ferrari i Vettel, që u fut mbas Bottas, bani nji shërbim të ngadaltë dhe Bottas mori kryesimin e garës.

Nji aksident në xhiron e 31 mes dy kerreve Toro Rosso i dha mundësinë Red Bullit me krye nji pit stop të shpejtë, me të dyja kerret dhe gomat me shiritin e verdhë funkcionuen.

Verstappen dukej sikur fluturonte dhe tentoi me parakalue persëri Hamilton, por ai e shtyu jashtë piste.

Përfitoi Ricciardo, i cili e sulmoi shpejt britanikun dhe falë edhe gomave parakaloi edhe Vettel e Bottas, tue marrë kryesimin.

Dy xhiro më vonë, Verstappen godet Vettel që ishte në vendin e tretë dhe përfiton Raikkonen, që ngjitet në atë pozicion, ndërsa Vettel zbret në vendin e 7.

Penalitet me 10 sekonda për Verstappen në fund të garës.

Ricciardo fitoi Çmimin e Madh të Kinës tue lanë mbas Bottas e Raikkonen.

Hamilton e mbylli në vendin e pestë, ndërsa Vettel në vendin e 8, i parakaluem edhe nga Alonso.

 

 

Shperndaje në: