Dukanovic mbas fitores: Jemi nji koalicion i pamposhtun!

Presidenti i ri i Malit të Zi, Milo Dukanovic, tha se kanë përmbush premtimin dhe fituen raundin e parë.

Ai beson se fitorja nënkupton mbështetjen e rrugës së Malit të Zi në Bashkimin Europian.

”Jam i bindun se nuk do t’i humbim pritjet e qytetarëve dhe se në pesë vjetet e ardhshme kemi me ba këtë hap përfundimtar”, tha Dukanovic në ndërtesën e qeverisë së vjetër.

Ai tha se e vlerëson entuziazmin, besnikninë dhe angazhimin e qytetarëve dhe se asht i lumtun me kuptue se në këtë mënyrë ka me çue në nji jetë ma të mirë edhe pse kanë probleme në jetën e përditshme.

Ai falënderoi DPS dhe partnerët e koalicionit dhe tha se ata ishin “nji koalicion i pamposhtun”.

 

Shperndaje në: