Famë dhe dashni, sherri i yjeve shqiptare po dominon mediat!

Zor me gjetë nji periudhë kur kaq shumë kangëtare shqiptare po dominojnë muzikën botnore.

Por marrëdhaniet mes Rita Orës dhe Dua Lipës janë në ditën ma të keqe.

Simbas Daily Star, shkak asht ba marrëdhania e afërt e Dua Lipës me Calvin Harris, ish-të dashtunin e Rita Orës.

Bashkëpunimi Harris-Lipa në muzikë po kap majat.

Rita Ora nuk e ka prit mirë, sidomos mbas faktit se 4 vjet ma parë ajo u nda nga Harris dhe ai e ndaloi me publikue albumin e pregaditun me ndihmën e tij.

Thuhet se rrajët e sherrit kanë nis kur Dua Lipa, në atë kohë pak e njoftun, i kërkoi ndihmë motrës së Rita Orës për me lansue në nivele të nalta muzikore.

Elena, motra e Rita Orës e refuzoi.

Simbas Daily Star, sherri Dua Lipa- Rita Ora mund të jetë i ngjashëm me atë Katy Perry- Taylor Swift.

 

Shperndaje në: