Lunacek flet për Asociacionin, jo mandat ekzekutiv!

Lunacek

Ish-raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Ulrike Lunacek, thotë se Qeveria e Kosovës duhet me paraqitë nji propozim për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, por Asociacion s’guxon me pasë mandat ekzekutiv.

Ajo po ashtu ka thanë se Serbia nuk ka me mujt m’u ba anëtare e BE’s pa e njoft Kosovën

Qeveria e Kosovës duhet me paraqitë nji propozim për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, por ky Asociacion nuk guxon me pasë mandat ekzekutiv.

Kështu ka deklarue gjatë nji interviste për Zëri ish-raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian Ulrike Lunacek, tue shtue se qeverisja lokale dhe bashkëpunimi midis komunave duhet me qenë i pamvarun nga përkatësia etnike e popullsisë.

Gjatë kësaj interviste ish-nënkryetarja e Parlamentit Europian ka folë edhe për raportet në mes të Serbisë dhe Kosovës në rrugën e integrimit europian të dyja vendeve.

 

Shperndaje në: