Pse ishte kaq joshëse ‘droga e Hitlerit’ për nazistët?

‘Droga e Hitlerit’. Për këtë etiketim po diskuton Gjermania.

E përditshmja Bild shkruen se ‘droga e Hitlerit’ po përdoret masivisht në orgjitë e shumta që po organizojnë homoseksualët në Berlin.

Por çka asht ‘droga e Hitlerit’?

Bahet fjalë për metamfetaminën, nji drogë e shpallun si e paligjshme në vitin 1988.

Ajo përdorej gjanësisht nga nazistët, siç thekson shkrimi i maposhtëm i Bild.

Stimulanti ‘pervitin’ ishte ‘shpirti i frymës naziste’, shkruen autori Norman Ohler në vitin 2015.

Metamfetamina Pervitin ishte droga e preferueme e elitës naziste.

Tashma njihet me emnin ‘kristal met’.

Punishtet e posaçme të Berlinit i kishin dërgue ushtrisë naziste ma shumë se 200 milionë pilula nga viti 1939 deri në vitin 1945.

Psikologu i ushtrisë, profesor Otto Ranke, shkruente në atë kohë:

“Është kaq e suksesshme, sa ushtarët marshojnë nga 36 deri në 40 orë pa kurrfarë lodhje të dukshme”.

Edhe vetë Hitleri ishte i mvarun prej saj.

Këtë e konfirmon mjeku i tij personal, që e quente atë ‘pacienti A’.

Mbrenda 1349 ditëve ai i kishte injektue mbi 800 doza me metamfetaminë dhe opiat.

Metamfetamina vepron si adrenalina e trupit.

Truni ndizet me ‘gaz në dërrasë’.

“Droga shkakton ndjesinë e mpirjes dhe pamposhtmërisë, çka reflektohej edhe në ndërgjegjen e elistës naziste,” thotë Norman Ohler.

 

Shperndaje në: