Ky asht vendimi i Gjykatës për vrasjen e Aulon Zekës

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpall fajtorë tre të mitunit për vrasjen e të riut Aulon Zeka.

I mituni i parë asht dënue me 9 vjet e 6 muej burg, e mituna e dytë me 3 vjet ndërsa ndaj të tretit asht shqiptue masa e mbikëqyrjes nga organet e kujdestarisë për 1 vjet e gjashtë muej.

I mituni i parë asht dënue për kryemjen e veprës penale të vrasjes, e mituna e dytë asht dënuem për msfehjen e veprës penale dhe i mituni i tretë moslajmërim të veprës penale.

Për vrasjen e Aulon Zekës akuzoheshin dy të mitun, ndërsa nji tjetër po ngarkohet për moslajmërim të kësaj vepre penale.

Aulon Zeka u vra më 16 Shtator 2017 në Prishtinë.

Seancat e këtij gjykimi kanë qenë të mbylluna, ndërsa gati sa herë ato janë zhvillue, te Pallati i Drejtësisë ka pas protesta për ndriçimin e vrasjes së Zekës.

 

Shperndaje në: