Befason Kukan: Kosova s’duhet me pritë raport pozitiv nga KE

Anëtari i Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian dhe kryetar shumëvjeçar i Komitetit për Bashkëpunimin me Ballkanin Perëndimor, Eduard Kukanit, ka deklarue se Kosova, ashtu si Bosna nuk duhet me prit raporte pozitive nga Komisioni Europian këtë vjet.

Simbas tij, sundimi i ligjit dhe aspekte ekonomike të vendit janë ende nën nji pikëpyetje të madhe, ndërsa normalizimi i marrëdhanieve me Serbinë asht në stanjacion, me shkallëzime të herpashershme dhe tensione në të dyja palët.

Komisioni Europian beson se reformat në Kosovë janë ngadalësue në sajë të periudhës së zgjedhjeve vitin e fundit në Kosovë.

 

 

 

Shperndaje në: