Deklarata shokante- Fituesi i Eurovizionit e thotë hapun këtë gja!

Transvestiti ose kangëtarja fituese e Eurovizionit, Conchita Wurst, ka deklarue publikisht se ajo ka virusin HIV mbasi ish-i dashtuni u përpoq t’i bante shantazh kangëtares për gjendjen e saj.

29-vjeçari austriak që fitoi konkursin e kangës në Eurovizion në 2014, tha se kishte marrë trajtim mjekësor për shumë vjet dhe se ndihej e shnetshme dhe e fortë.

Wurst tha në Instagram të Diellën se ajo ishte shantazhue nga dikush që donte të publikonte informacionin dhe vendosi ta bante këtë para se ta bante ai tjetri. Wurst tha të Diellën se ish-i dashtuni i saj e kërcënoi ta thoshte publikisht këtë informacion personal.

Shperndaje në: