Thaçi e Haradinaj në “garë” për pjesëmarrje në Samitin e Sofjes, cili ka me shkue?

Kryeministri bullgar, Boyko Borissov, gjatë takimit me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, e ka ftue publikisht të marrë pjesë në Samitin e Sofjes, që mbahet në Sofje më 16-17 Maj.

Nji gja të tillë e ka përmendë, para do dite, edhe kryeministri Ramush Haradinaj, i cili ka thanë se asht i ftuem në Samit.

Lajmi.net ka kontaktue me shefin e stafit të Haradinajt, Avni Arifi, i cili ka thanë se Kosova ka ftesë për Samit, por nuk asht vendosë se kush ka me shkue ende.

“Kosova ka ftesë për Samitin e Sofjes, por ende nuk është vendosur kush do të shkojë”, ka thanë Arifi.

Shperndaje në: