Dacic reagon lidhun me deklaratat për “Shqipninë e Madhe”

Dacic

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Dacic, ka komentue deklaratat e liderëve shtetnorë të Kosovës në të cilat ata, simbas tij, po i referohen Preshevës dhe Bujanovcit si ‘Kosovë Lindore’.

“Kjo nuk asht hera e parë që ata bajnë deklarata të tilla, nuk asht asgja e re. Kur ishte Isa Mustafa kryeministër i Kosovës, gjatë nji takimi me kryetarët e Preshevës dhe Bujanovcit, ata iu referuen atyne, si përfaqësues nga Kosova Lindore, dhe për këtë kam reague dhe shqetësimin tim e kam dërgue edhe në Komisionin Europian”, deklaroi Dacic.

Madje, simbas tij, këto janë qëllimet e udhëheqësve shtetnorë të Kosovës që nga mbajtja e Lidhjes së Prizrenit.

“Deklaratat për thyemjen e kufinit mes shqiptarëve në Koshare nuk ishin të rastësishme. Deklaratat e liderëve shtetnorë për ardhjen deri në Nish, si dhe deklaratat e Edi Ramës për formimin e ‘Shqipnisë së Madhe’, të gjitha këto janë qëllime të tyne që nga Lidhja e Prizrenit’’, tha ai.

Daçiq u ankua edhe për mungesën e reagimit të shteteve të perëndimit për këto deklarata.

“Kur Thaçi bën deklarata të tilla dhe kërcënon me armë, ne të gjithë duhet ta dijmë që ata që kanë këto armë duhet edhe të përgjigjen. Por, Serbia nuk do të veprojë në atë mënyrë që ta tensionojë situatën, ne do të veprojmë në atë mënyrë që situata të qetësohet”, përfundoi Daçiq./

Shperndaje në: