Putin telefonon presidentin iranian, paralajmëron “kaos” global

Presidenti rus, Vladimir Putin, paralajmëroi për “kaos” global gjatë nji bisede telefonike me presidentin e Iranit, të fokusuem te sulmi i së Premtes mbrama mbi Sirinë.

Nji deklaratë e lëshueme nga Moska zyrtare mbi këtë bisedë tregon se shefi i Kremlinit dhe Hassan Rouhani diskutuen gjatë mbi sulmin raketor që goditi nji laborator shkencor dhe dy depo armësh kimike.

Ata kanë ra dakord “se ky veprim i paligjshëm ka damtue seriozisht perspektivat për nji zgjidhje politike ne Siri”.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, e urdhnoi mësymjen në koordinim me Francën dhe Britaninë e Madhe, si kundërpërgjigje të sulmit të supozuem kimik në fortesën rebele të Dumës, ku u vranë dheta vetë.

Rusia dhe Irani e kanë ruejt mbështetjen e tyne për Assadin pamvarësisht se regjimi i tij asht përfolë vazhdimisht për përdorim armësh të kësaj natyre, të cilët Moska pat deklarue në 2013’ten se do t’i ndalojë.

 

Shperndaje në: