Vjen lajmi që Prishtina po e pret me vjet, ‘egzaltohet’ Shpend Ahmeti

Plani i Komunës së Prishtinës për të ndërtue nji parking nëntokësor ishte hedhë poshtë me arsyetime ma të ndryshmet nga organet e qeverisë, por kësaj radhe gjithçka ka marrë rrugën e duhun.

Postimi i plotë i Shpend Ahmetit:

Sot, në Komitetin Ndërministror për Partneritet Publiko Privat ka kaluar projekti i parkingut të madh nëntokësor te Fakulteti Filologjik me minimum 500 vendparkime.

Falenderoj drejtorinë e Planifikimit dhe Zhvillimit të Qendrueshem dhe drejtorin Genc Bashota si edhe Deloitte që na ka ndihmuar me fizibilitetin e këtij projekti madhor.

Në dy javët në vijim do të organizohet një takim informues me investitorët potencial dhe shumë shpejtë projekti del në tenderim. Super lajm për Prishtinën.

Shperndaje në: