Kuvendi nuk miraton emnat e ri për Këshillin Shtetnor të Cilësisë

kuvendi i kosoves

Kuvendi i Kosovës nuk ka miratue emnat e ri që janë propozue nga Qeveria për Këshillin Shtetnor të Cilësisë së Arsimit.

Në votim madje nuk pati as kuorum, ku votuen vetëm 48 deputetë.

Në votimin për këtë vendim nuk ka marrë pjesë Lidhja Demokratike e Kosovës.

Edhe pse dy herë u hodh në votim, emnat e ri të Agjensisë së Akreditimit nuk morën votat e mjaftueshme.

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi në prezentimin e Projektligjit tha se të gjithë emnat kanë plotësue kushtet e nevojshme.

Shperndaje në: