U ngrit aktakuzë ndaj tij mbasi i dha tender vllaut, flet Haki Rugova

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngrit sot aktakuzë ndaj kryetarit të Komunës së Istogut, Haki Rugovës, po akuzohet se ka kry veprën penale të konfliktit të interesit, tue i dhanë tender vllaut të tij, Gani Rugovës, në vlerë rreth 300 mijë euro.

Metro ka kontaktue Rugovën për me pyet në lidhje me aktauzën e ngritun ndaj tij, mirëpo i njajti tha se nuk ka pa çka po raportohet dhe nuk e di se për çka bahet fjalë.

“Jo jo nuk e di, s’jam këtu për momentin, s’kam koment’” tha Rugova.

Ndërkohë hetimet ndaj tij kishin nis para 3 muejsh, e kjo tue u bazue në kallëzimin penal të Agjencisë Kundër Korrupcion. Në kallëzimin penal të kësaj Agjencie spjegohej për dyshimet ndaj kryetarit të Istogut.

“Haki Rugova dyshohet se më 1 gusht 2014 në cilësinë e kryetarit të Komunës së Istogut me dashje ka marrë pjesë personalisht në nënshkrimin e kontratës sipas aktivitetit të prokurimit ‘Ndërtimi i Kanalizimit Fekal në Fshatin Cerrcë-Lubozhdë- Faza e Parë”, thuhej në kallëzim.

 

Shperndaje në: