Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi se Turqia nuk ka aspirata territoriale në Siri, as në ndonji vend tjetër në botë.
Ai bani thirrje për vendosjen e nji “themeli të ri për paqen në botë”, ku vendet nuk kanë m’u bombardue në mënyrë të rastësishme.
“Operacionet të cilat i zbatojmë në Siri kanë dy objektiva.
S’pari, me heqë kërcënimet terroriste ndaj Turqisë, ndërsa i dyti asht me ba nji zonë të sigurt në Siri, e cila ka me qenë e qetë dhe adekuate për banim të refugjatëve të cilët aktualisht qëndrojnë në Turqi”, tha Erdogan në nji prononcim në Stamboll.