Mesazhi i djalit të dëshmorit Shkëlzen Haradinaj, në 19-vjetorin e ranies së babes

Sot asht shënue 19-vjetori i ranies së dëshmorit të kombit Shkëlzen Haradinaj dhe tre dëshmorëve tjerë të UÇK’s, nga Zona Operative e Dukagjinit.

Në akademinë, ku po marrin pjesë Presidenti Hashim Thaçi, Kryeministri Ramush Haradinaj dhe personalitete tjera të jetës politike, veteranë të luftës dhe familje të dëshmorëve, nji fjalë rasti ka mbajt edhe Luan Haradinaj, djali i vetëm i heroit Shkëlzen Haradinaj.

Luani, i cili mban emnin e axhes se tij dëshmor, i ranë më 5 Maj 1997 në kufinin mes Kosovës dhe Shqipnisë, tha se shembulli i dëshmorëve ka me qenë udhërrëfyes për të ardhmen e shtetit.

“Shembulli i dëshmorëve të kombit do të jetë gjithnjë udhërrëfyes për ne, në ndërtimin e një shtetit të fortë ashtu siç e deshën dhe e ëndërruan ata”, tha Luan Haradinaj.

Folësit në këtë akademi lartësuen veprën e Shkëlzenit dhe dëshmorëve tjerë, të ranë para 19 vjete.

Në këtë akademi janë përkujtue edhe dëshmorët Fatmir Nimanaj, Hasim Halilaj, Luan Nimanaj dhe Enver Haradinaj.

 

 

Shperndaje në: