Shënohet Dita Botnore e Hemofilisë

Sot shënohet Dita Botnore e Hemofilisë.

Kjo asht nji ditë ndërgjegjësimi për hemofilinë dhe çrregullime të tjera të gjakut, që gjithashtu shërben për me mbledh fonde dhe për me tërheqë vullnetarë.

Dita Botnore e Hemofilisë filloi në vitin 1989 dhe shënohet çdo vit në nder të ditëlindjes së Frank Schnabel, themeluesit të Federatës Botnore të Hemofilisë në vitin 1963.

Hemofilia është një grup i çrregullimeve gjenetike të trashëguara, që dëmtojnë aftësinë e trupit për të kontrolluar koagulimin e gjakut, i cili shërben për të ndaluar gjakderdhjen kur dëmtohet një enë gjaku. Hemofilikët (njerëzit me hemofili) kanë nivele të ulëta të faktorit të koagulimit në gjak dhe gjakderdhja vazhdon për periudha shumë më të gjatë.

 

Shperndaje në: