Për 32 vjet kaq asht numri i personave të prekun me HIV/AIDS në Kosovë

HIV asht virus i mungesës së imunitetit të njeriut, që shkakton AIDS’in. HIV damton sistemin imunitar dhe shkatërron qelizat e bardha të gjakut që luftojnë infeksionin.

Viktimë e këtij virusi kanë mbetë mbi 25 milionë njerëz në mbarë botën, por ndryshe nga atje, në Kosovë numri i të prekunve me HIV/AIDS asht shumë i vogël.

Gjatë vitit 2017 në Kosovë janë lajmërue vetëm 2 raste me HIV/AIDS tue hy në grupin e vendeve me prevalencën ma të ulët, me ma pak se 0.1 %. Kështu thanë për Indeksonline, zyrtarë nga Zyra për Informim pranë Ministrisë të Shëndetësisë.

Simbas tyne, prej vitit 1986 kur asht paraqitë për herë të parë si smundje në Kosovë e deri tash janë 113 raste me HIV dhe ADIS në Kosovë. Prej tyne viktima të këtij virusi kanë mbetë 46 persona, kurse gjatë vitit 2017 janë diagnostifikue vetëm 2 raste me HIV/ADIS, të dyja i takojnë gjinisë mashkullore dhe grup moshës 25-49 vjeçare.

Duke ju referuar të dhënave të IKSHPK prej vitit 1986 – 2016 janë regjistruar gjithsej 113 raste me HIV dhe AIDS me 46 të vdekur. Ndërsa gjatë vitit 2017 në IKShPK janë raportuar 2 raste me HIV /AIDS . Të dy rastet janë të gjinisë mashkullore dhe i takojnë grup-moshës 25-49 vjeçare” thuhet në përgjigjen e tyre.

Shperndaje në: