Ky asht mueji kur për viza vijnë monitoruesit e BE’s

Në fillim të muejit Maj në Kosovë kanë me qëndrue nji delegacion i Bashkimit Europian, i cili ka me vlerësue punën që asht ba në luftimin e krimit të organizuem dhe të korrupcionit si kriteri i fundit për liberalizimin e vizave.

Fillimi i muejit Maj ka me ba të qartë rrugëtimin e Kosovës drejt finalizimit të procesit të liberalizimit sepse në atë kohë pritet që në Kosovë me ardhë nji delegacion vlerësues i Komisionit Europian.

Me këtë rast ka me u ba e ditur se sa asht përmbushë kriteri i fundit për heqjen e vizave, luftimi i krimit të organizuem dhe i korrupcionit, shkruen Zeri.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj asht zotue se konfirmimi për heqjen e vizave ka me ardhë mbrenda pak javësh.

Ndërkaq, simbas ekspertëve të integrimit rekomandimi pozitiv mbetet pritje reale dhe fundi i këtij viti afat real për finalizimin e procesit të liberalizimit.

Por simbas tyne, nji gja e tillë mundet me ndodhë vetëm nëse institucionet e Kosovës tregohen të përgjegjshme dhe efikase në dy muejt e ardhshëm.

 

Shperndaje në: