Kur folën Trump me Putin për prostitutat ruse, e zbulon ky person!

Presidenti i SHBA’ve, Donald Trump, i rrëfeu asokohe drejtorit të FBI’s James Comey, se Presidenti rus Vladimir Putin i kishte thanë: “Kemi disa nga prostitutat ma të bukura në botë”, shkruen tgcom.it.

Kjo del nga kujtimet e Comey, dorëzue nga Departamenti i Drejtësisë Kongresit, të bame publike nga Associated Press.

Në shënimet e tij, Comey konfirmon se Trump i referohej komenteve të bame nga Putin gjatë nji takimi në Shtëpinë e Bardhë me 2017.

Në atë takim, Trump i tha ish-shefit të FBI’s se “historia e prostitutave asht nji budallallëk”, tue ju referue nji dosje mbi nji takim të presupozuem mes Trump dhe prostitutave në nji hotel në Moskë.

Lidhun me komentet e Putin, Comey shkruen se Trump nuk i kishte thanë se kur ja kishte shpreh Presidentit rus të tilla gjana.

 

 

Shperndaje në: