Pacolli shkon në Bullgari, kjo asht tema kryesore në Sofje

Zavendëskryeministri i Kosovës dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka shkue në Sofje, kryeqytetin e Bullgarisë, vendin që ka presidencën e radhës së BE’s.

Ai gjatë qëndrimit në Sofije ka me zhvillue disa takime.

Takimi i parë ka me qenë me homologen e tij, Ekaterina Zaharieva, njiherazi Zavendëskryeministre, në mjediset e ministrisë së jashtme, ku mbas nji bisede kry më krye, ka me u zhvillue takimi i dy delegacioneve.

Më pas, vizita e kryediplomatit, Behgjet Pacolli, ka me vazhdue me takime të tjera në Parlamentin bullgar, me Zavendëskryeministrin dhe Ministrin e Mbrojtjes, Krasimir Karachanov, si dhe adresimin e Forumit dypalësh të biznisit organizue nga odat ekonomike të dy vendeve.

“Bullgaria dhe Kosova kanë marrëdhënie të shkëlqyera dhe vizita ka synim nxitjen e bashkëpunimit dypalësh në të gjitha fushat. Pjesëmarrja e Kosovës në Samitin e Sofjes, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor është gjithashtu temë e bisedës”, thuhet në njoftimin e MPJ’s.

Bullgaria ka qenë ndër vendet e para që e ka njoft Kosovën.

Ajo asht mbrojtëse e flaktë e integrimit të Kosovës në të gjithë organizmat ndërkombëtarë.

 

Shperndaje në: