Faza finale e dialogut n’duer të Presidentit

Kryeministri, Ramush Haradinaj, ia ka dërgue në zyre presidentit Thaçi, platformën që e mandaton këtë të fundit për me udhëheqë dialogun e fazës së fundit me Serbinë.

Thaçi thotë se kjo fazë e dialogut duhet të përmbyllet me nji marrëveshje ligjore ndërkombëtarisht të obligueshme.
“Finalizimi i dialogut asht nji mundësi e mirë për Kosovën që të afrohet me Bashkimin Europian dhe me forcue edhe ma shumë subjektivitetin ndërkombëtar”, shkruen Thaçi.

Simbas tij, kjo fazë e dialogut duhet të përmbyllet me nji marrëveshje ligjore ndërkombëtarisht të obligueshme, e cila i mundëson Kosovës anëtarësimin në OKB, por edhe normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë, tue respektue sovranitetin dhe integritetin territorial, si dhe tue ecë përpara pa u pengue si shtete fqinje drejt integrimeve euroatlantike./Rrokum.TV

Shperndaje në: