Wenger merr vendimin e madh

Trajneri francez, Arsene Wenger, ka konfirmu largimin nga Topçijtë. Mbas 22 vjetësh në udhëheqjen e Arsenalit, Arsene Wenger zyrtarizon largimin e tij nga ekipi londinez.

Lajmi asht dhanë nga akcionieri që ka shumicën në ekipin e Arsenal, Stan Kroenke.

“Kjo asht nji nga ditët ma të vështira që kemi pas në kaq shumë vjet në sport. Nji nga arsyet që kemi marrë drejtimin e Arsenalit ishte ajo që Arsene ka sjellë në këtë ekip dhe jashtë tij”.

“Jetëgjatësia dhe qëndrueshmënia e tij në nivele kaq të nalta të futbollit nuk do të përputhen kurrë. Na do t’i jemi gjithnji mirënjohës. Gjithkush që e do Arsenalin dhe kushdo tjetër që don futbollin do t’i detyrohet atij nji borxh të madh mirënjohje”, tha Kroenke.

Wenger ishte emnue trajner i Arsenalit ne vitin 2016.

Shperndaje në: