Haradinaj zbulon se kur ka me u ba konfirmimi për heqje të vizave

Ramush Haradinaj

Gjate fjalës së tij në Kuvendin e Kosovës në seancën për Raportin e Progresit, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, foli për atë se kur do të bahet konfirmimi për heqje të vizave.

Ai tha se për vizat asht marrë vendim dhe se beson që para pushimit të verës kjo do të konfirmohet.

“Për vizat është vendos, por ajo temë nuk është përfshirë në raport se vetë karakteri ka dedikim të caktum është një arritur e madhe fakti se i është rekomandu hapja e negociata dy fqinjëve tonë. Jam i bindur se ajo që na intereson neve pra ajo do të ndodh. Mendoj se para pushimit verës do të na konfirmohet”, tha ai.

“Si sot si javën tjetër nuk e kuptoj ku është dallimi. Kemi hartuar plan operacionin se si t’i adresojmë këto sfida të dala nga raporti, të hënën e kemi mbledhjen”

Shperndaje në: