Djuric vjen me deklaratë nacionaliste, kallxon çka asht n’gjendje me ba për Kosovën

Nuk kam asnji problem me asgja që involvon ose kërkon viktimizimin tim personal që ndërlidhet me Kosovën dhe gjithmonë jam i gatshëm me nda fatin me popullin tim këtu.

Kështu ka deklaru sot në veri të Mitrovicës i ashtuquejtuni shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, gjatë vizitës që ka ba në dy ndërtesat, investim i Qeverisë së Serbisë, të dedikume për familjet serbe që i përkasin kategorisë së ndjeshme sociale.

Ai tha para gazetarëve se me mbështetjen e Qeverisë së Serbisë si në banim, bujqësi etj., dërgohet porosi e qartë te serbët për nji perspektivë ma të mirë në këto hapsina.

Simbas tij, Prishtina nuk ka qëllim serioz për formimin e Asociacionit të komunave serbe, mirëpo, siç u shpreh ai, përfaqësuesit serbë do të presin afatin e caktuem nga bashkësia ndërkombëtare, transmeton Rrokum.TV

Ai nuk ka precizu nëse serbët do ta formojnë vetë Asociacionin në rast të dështimit të formimit të tij mbrenda afatit kohor të përcaktum nga ndërkombëtarët.

“Mendoj se nuk ekziston qëllim serioz që të punohet në këtë drejtim, kjo paraqet nji manovër politike dhe diplomatike që ka për qëllim ta mënjanojë trysninë ndërkombëtare ndaj Prishtinës, sepse të gjithë e kanë të qartë se Prishtina nuk asht tu zbatu marrëveshjen rreth Asociacionit të komunave serbe… Por, meqë të gjithë ata thonë se duen diçka me ba në këtë drejtim, hajde që të gjithë bashkë të shohim nëse ata janë tue e thanë të vërtetën…Nuk kam asnji problem me asgja që involvon ose kërkon viktimizimin tim personal që ndërlidhet me Kosovën, por mendoj se askush nuk duhet të flas për këtë publikisht, ndërsa gjithmonë jam i gatshëm të ndaj fatin me popullin tim këtu”.
Ndërkaq, kryetari i veriut të Mitrovicës, Goran Rakiq, ka porosit shqiptarët të mos paragjykojnë se gjithçka që asht e mirë për serbët, nuk asht e mirë për shqiptarët dhe anasjelltas.

Ai potencoi se Bashkësia e komunave serbe do të jetë ma e fuqishme se sa Republika serbe në Bosnjë, por në aspektin ekonomik./Rrokum.TV

Shperndaje në: