Rama, ofertë kuksianëve: Keni me pague nga 3 euro për Rrugën e Kombit?

Nga 10 euro kur ka qenë ma herët tarifa e zakonshme për me kalue në rrugën e Kombit, Qeveria synon me ulë në 3 euro për banorët e Kukësit.

Lajmi u raportue në ‘Tv Klan’, që citon burime konfidenciale nga negociatat që po bahen mes Qeverisë dhe kompanisë së konçensionarit, për mirëmbajtjen e “Rrugës së Kombit”.

Gjithsesi, ende nuk ka nji vendim përfundimtar për këtë çashtje, mbasi Rama premtoi se, ka me negociue jo vetëm me konçensionarin, por edhe me banorët e Kukësit, para se me marrë nji vendim për tarifën që duhet pague në sportele.

Disa javë ma parë, trau u vendos pa paralajmërim në “Rrugën e Kombit”, nji vendim që shkaktoi irritimin e banorëve, protestën e 31 Marsit dhe djegien e ambienteve të pagesës.

 

Shperndaje në: