Zbulohet në RROKUM – Qe kush e nisi luftën i pari në Betejën e Koshares! (video)

Dy protagonist të Betejës së Koshares kanë folë shumë të pathana se kush atje ka qenë organizator i kësaj luftës.

Naser Vllasi, ish-komandant i njisisë ‘Cobra’ të UÇK’s në Koshare dhe Nasim Haradinaj, ish-komandant i UÇK’s në Koshare, kanë rrefye shumë detaje interesante nga Beteja e Koshares në emisionin ‘Dite Mbas Dite’ në Televizionin Rrokum.

Nasim Haradinaj ka thanë se kufini asht thy me 99 ushtarë, krejt janë kanë 120 ushtarë,  dhe tek mbas dy dite asht rritë numri i këtyne ushtareve.

Ai madje ka thanë se kufini ka qenë në plan me u thye me datën 1 dhe se asht shty me u thy, me daten 9 Prill, bile për këtë shtymje edhe janë marrë masa ndaj komandantit Rrustem Berisha.

Kurse Naser Vllasi ka thanë se ai asht i pari i cili ka vezhgue me njisinë e tij në Padesh dhe se direktivat e tij janë marrë nga Agim Ramadani.

Ai ka thane se luftën e ka nisë i pari Gjeneral Nasim Haradinaj me djemtë e Tropojës.

Kurse Haradinaj, ka thanë se meritën e parë për pushkën e parë në Koshare ja ka dhanë atij, Agim Ramadani.

Derisa simbas tij, pushkën e parë ai ja ka dhanë me nisë atje janë djemtë e malësisë së Tropojës.

Madje ai ka thanë se Rrustem Berisha, Anton Quni e te tjeret kanë nis ma vone organizimin e tyne ne Koshare, dhe mbasi janë themelue batalionet e brigadat e para ata janë rreshtue në hierarkinë e luftës.

Ata kanë folë edhe për tema tjera, por për ma shumë shihne videon e plotë. /RROKUM.TV

 

Emisioni i Plotë: 

 

Shperndaje në: