Motra e Kim’it vjen me set të ‘zjarrtë’ për ditëlindjen e saj të 39 (foto +18)

Vetëm dy ditë ma parë ajo festoi ditëlindjen e saj të 39’të.

Kourtney Kardashian provoi se mosha nuk po e bante atë ma pak seksi, me setin e saj të fundit fotografik të realizuem për V Magazine, botue të Premten në internet.

Në fotografitë për këtë revistë, nana e tre fëmive i len pak vend imagjinatës, tue tregue trupin e saj të lyen në bronz, ndërsa mbante nji xhaketë të kuqe në shpatullën e saj.

Megjithatë Kourtney e mbulon gjoksin e saj me nji krah të vendosun në vend të sutjenave.

Kourtney ka qenë në lidhje me modelin 24-vjeçar Younes Bendjima që prej verës së kalueme, ndërsa i kanë dhanë fund lidhjes këtë vit.

“Motrat e mia dhe unë jemi të njohur për mënyrën se si e përdorim kozmetikën në pamjen tonë”, shpjegoi Kardashian, e cila fotografitë i ka realizuar për reklamat më të reja të linjave të saj të kozmetikës.

Ndërsa Kourtney po ban rrugën e saj në biznisin e makijazhit, ajo po mbyll nji kapitull të karrierës së saj të modës.

Motrat Kardashian njoftuan se kanë me mbyllë të gjitha dyçanet e tyne të modës DASH.

 

Shperndaje në: