Lëvizje ‘befasuese’ mes dy Koreve, hapen mes tyne linja telefonike

Në atë që mund të shihet si edhe nji hap tjetër historik drejt normalizimit të marrëdhanieve mes dy koreve, këto dy vende kanë hap linjat telefonike mes tyne.

Korea Veriore dhe ajo Jugore kanë hap linjat telefonike për herë të parë në historinë e tyne përpara takimit mes dy Presidentëve të shteteve respektive.

Zyra presidenciale e Koresë Jugore tha se “Nji thirrje provë prej 4 minutash dhe 19 sekondash midis Presidencës së Shtëpisë Blu të Seulit dhe Komisionit të Fuqishëm Shtetnor të Phenianit shkoi mirë”.

Në të kaluemen, të dy palët kanë komunikue nëpërmjet nji linje telefonike në fshatin e kufirit Panmunjom, por linja shpesh asht mbyll, raporton DW.

Mbas disa viteve të rritjes së tensioneve mes dy shteteve, për shkak të provave nukleare nga ana e Koresë Veriore ka fillue me u zbutë qëndrimet e saj karshi vendeve perëndimore.

Moon dhe Kim kanë me u takue në takimin e tyne të parë historik të Premten – takimi i tretë ndërmjet fqinjëve qëkur kishte përfundue lufta koreane në vitin 1953.

Kim ma vonë ka me u takue edhe me Presidentin e Shteteve të Bashkueme, Donald Trump.

Në këtë takim ka me u diskutue edhe denekluarizimi i Koresë Veriore.

 

Shperndaje në: