Djuric në veri të Kosovës, vazhdon me ‘avazin’ e vjetër!

S’kam asnji problem me asgja që involvon ose kërkon viktimizimin tim personal që ndërlidhet me Kosovën dhe gjithmonë jam i gatshëm me nda fatin me popullin tim këtu.

Kështu ka deklarue sot në veri të Mitrovicës i ashtuquejtuni shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Djuric, gjatë vizitës që ka ba në dy ndërtesat, investim i Qeverisë së Serbisë, të dedikueme për familjet serbe që i përkasin kategorisë së ndjeshme sociale.

Ai tha para gazetarëve se me mbështetjen e Qeverisë së Serbisë si në banim, bujqësi etj., dërgohet porosi e qartë te serbët për nji perspektivë ma të mirë në këto hapsina.

Simbas tij, Prishtina nuk ka qëllim serioz për formimin e Asociacionit të komunave serbe, mirëpo, siç u shpreh ai, përfaqësuesit serbë kanë me pritë afatin e caktuem nga bashkësia ndërkombëtare.

 

 

Shperndaje në: