Princi Charles pritet me pasue Mbretneshën në Komonuelth

Princi i Uellsit ka me qenë udhëheqësi i radhës i Komonuelthit, njoftuen liderët e tij.

Mbretnesha Elizabeth ka thanë se asht “dëshirë e saj e sinqertë” që princi Charles me pasue atë “nji ditë”.

Roli nuk asht i trashëguem dhe nuk do të kalonte automatikisht te Princi mbas vdekjes së Mbretneshës.

Udhëheqësit e Komonuelthit e kanë diskutue çashtjen në nji takim mbrapa dyerve të mbylluna në Kështjellën Windsor.

Komonuelthi asht nji organizatë ndërqeveritare e 53 shteteve anëtare që janë kryesisht territore të ish-Perandorisë Britanike.

Kryeministrja e Britanisë, Theresa May, dhe kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, kanë dhanë ma herët mbështetjen e tyne për Princin Charles.

 

Shperndaje në: