Ky asht numri i katolikëve në vendlindjen e Haradinajt (dokument)

Kryeministri Ramush Haradinaj shkaktoi reagime kur në nji emision tha që kosovarët nuk janë myslimanë dhe që rakia asht traditë e vendlindjes së tij.

Haradinaj tha që në Kosovë ma parë të gjithë kanë qenë katolikë.

Simbas të dhanave të regjistrimit të popullsisë në vendlindjen e të parit të egzekutivit janë vetëm 408 katolikë dhe 2 të pa fe.

Ndërsa nga 40,019 banorë sa janë gjithsejtë, 39,343 janë mysliman.

Por, në këtë komunë janë edhe 11 ortodoks, ndërsa 100 banorë të tjerë preferojnë mos me u deklarue hiq për përkatësinë fetare.

Ndërkaq, në gjithë Kosovën nga numri i përgjithshëm i banorëve 1.6 milionë janë myslimanë, 38 mijë janë katolikë dhe 25 mijë banorë janë ortodoks.

 

 

Shperndaje në: