Zhduken dy fëmi kosovarë në Gjermani, policia në alarm!

Dy fëmi kosovarë që jetojnë në Gjermani rezultojnë të zhdukun dhe policia asht vnue në kërkim të tyne.

Mediat gjermane bajnë me dije se dy djemtë nga Kosova, Qëndrim Nimanaj (13 vjet) dhe Leotrim Nimanaj (11 vjet).

Fëmitë u zhdukën papriturn mbasi i thanë nënës se po shkonin në shkollë, por nuk arritën atje.

Familja e tyne jeton në Leipzig.

Dy të mitunit ishin nis për në shkollë, por nuk mbërritën kurrë.

Të paktën kështu ka deklarue në polici nana e tyne.

Autoritetet kanë kërkue edhe ndihmën e banorëve, me dhanë informacione rreth vendndodhjes së dy fëmive.

Ju lutemi të kontaktoni Kripo Leipzig në (0341) 966 4 6666.

Për detaje klikoni KËTU

 

 

Shperndaje në: