Pse stresi shkakton atak në zemër?

Shkencëtarët kanë zbulue ma në fund arsyen pse stresi shkakton atak në zemër dhe goditje në tru. Ky zbulim i ri rrit shpresat për parandalim të këtyne smundjeve.

Për vite më radhë, ekspertat kanë pasë dyshune se qyh ankthi kronik mundet me çue në probleme me zemrën.

Tash ata thonë se e kanë zbulue se njerëzit që kanë aktivitet intensiv në nji pjesë të trunit (e quejtun amygdala) të lidhun me stresin, janë ma të rrezikuem që të preken nga smundjet kardiovaskulare.
Kjo pjesë e trunit asht përgjegjëse për sinjalizimin e palcës së eshnave që me prodhue ma shumë qeliza të bardha të gjakut për me e luftue infeksionin dhe riparue damtimin.

“Rezultatet ofrojnë nji vështrim të veçantë se qysh stresi munder me çue në zhvillimin e smundjeve kardiovaskulare”, thotë autori kryesor i studimit, dr. Ahmed Tawakol, nga Shkolla Mjekësore e Harvardit.

“Prandaj, stresi kronik duhet me u trajtue si nji faktor kyç i rrezikshëm për smundjet kardiovaskulare, që duhet monitorue vazhdimisht dhe të menaxhohet ashtu si faktorët ma kryesorë të shkaktimit të smundjeve kardiovaskulare.

Shperndaje në: