Tusk vizitë zyrtare në Ballkanin Perendimor, a ka me u takue edhe me Thaçin?

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, nga 24 deri me 27 Prill ka me ba nji vizitë zyrtare në vendet e Ballkanit Perendimor.

“Mesazhi për miqtë tanë asht i qartë: Bashkimi Europian asht dhe do të vazhdojë të jetë partneri ma i besueshëm për të gjithë rajonin”, ka thanë Tusk para vizitës së tij.

Presidenti i KE gjatë vizitës së tij në Ballkanin Perendimor, do të vizitojë Tiranën, Podgoricën, Beogradin, Sarajevën dhe Shkupin.

Qëllimi i vizitës së tij asht për m’u pregaditë për samitin e BE’s dhe Ballkanit Perendimor me 17 Maj në Sofje, si dhe pjesëmarrjen në samitin rajonal në kuadër të Brdo-Brion në Shkup.

Ai gjatë vizitës së tij në rajon do të takohet me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, presidentin e Serbisë, Aleksandar Vucic, kryeministrin e Shqipnisë, Edi Rama, presidentin e Malit të Zi, Dusko Markovic, anëtarët e presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Dragan Çovic, Mladen Ivanic dhe Bakir Izetbegovic dhe kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev.

Shperndaje në: