Serbia ia ndalon Seselj’it me mbajtë fjalim

Ministria e Mbrendshme ndaloi nji tubim që lideri i Partisë Radikale Serbe, Vojisllav Seselj, planifikoi të mbante në katundin Hrtkovci, ku ai mbajti fjalimet nacionaliste në vitin 1992 që banë që ai të denohej për krime lufte.

Ministri i mbrendshëm i Serbisë, Nebojsa Stefanovic, tha të Premten se nuk do të lejohet asnji tubim në Hrtkovci me 6 Maj në përvjetorin e fjalimit anti-kroat që mbajti Seselj në të njajtin katund në vitin 1992 që çoi në denimin e tij nga Gjykata e Krimeve të Luftës në Hagë.

“Disa organizata politike kanë lajmërue tubime. Nuk do të lejohet asnji lloj tubimi në Hrtkovci,” tha Stefanovici, raportoi agjencia e lajmeve BETA.

Partitë opozitare thanë se do të mbanin kundër-demonstrata mbasi Partia ultra-nacionaliste Radikale e Seselj lajmëroi tubimin në Hrtkovci.

Por Seselj tha se ai do ta sfidojë ndalimin dhe do ta organizojë gjithsesi tubimin.

Shperndaje në: