Serbia s’e lejon flamurin e Kosovës në panairet e veta, e 70 bizniset e saj në Prishtinë morën pjesë me flamur (video)

Bizniset kosovare nuk lejohet të marrin pjesë me flamurin e Kosovës në panairet që mbahen në Serbi, ndërsa 70 bizniset e Serbisë në panairin ndërkombëtarë që po mbahet në Prishtinë kanë marrë pjesë me flamurin e Serbisë, e cila asht tue e damtue Kosovën çdo vit me qinda miliona.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, për KosovaPress ka pranue se simbolet janë nji prej barrierave për bizniset kosovare që të promovohen në Serbi, por beson se asht nji problem tejkalues.

Në nji mënyrë, kryetari Gërxhaliu e ka arsyetue valëvitjen e flamurit të Serbisë në panair, ngase simbas tij, kjo formë ndodhë çdo ditë në Graçanicë dhe në veri të Mitrovicës. Ai thotë se ka ardhë koha për nji sjellje të civilizueme.

Shperndaje në: