Tensionet mes Rusisë dhe Perendimit: Fotot që tregojnë realitetin (foto)

Tensionet mes Rusisë dhe Perendimit janë në pikën ma të naltë që prej përfundimit të Luftës së Ftoftë.

Si për të ilustrue këtë situatë, vijnë këto foto nga Britania.

Nji anije luftarake ruse kaloi shumë pranë brigjeve angleze.

Fregata Yaroslav Mudry, e gjatë 129 metra, iu afrue shumë ujnave britanike, si nji test i radhës për aftësinë ushtarake perendimore.

Menjiherë pranë saj u afrue anija luftarake britanike HMS St. Albans.

Ajo e shoqnoi anijen ruse gjatë tanë kohës.

Ky tension vjen në kohën kur marrëdhaniet mes Britanisë dhe Rusië kanë ngri.

Kjo, për shkak të rastit të ish-agjentit Sergei Skripal, i helmuem së bashku me të bijën në tokën britanike.

Shperndaje në: