Kryeministri belg vjen me porosi për Kosovën dhe Serbinë

kryeministër i Belgjikës Charles Michel, pritet që gjatë ditës së nesërme me zhvillue nji vizitë në Beograd.

Ai para vizitës ka thanë se këtë vizitë po e realizon për me kërkue zbatimin e reformave në rrugën e Serbisë drejt Europës.

Michell foli edhe për raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Na e kemi njoft Pamvarësinë e Kosovës, por duem me diskutue për mënyrën se si dy palët duhet me u afrue drejt normalizimit”, tha Michel.

Kryeministri belg gjithashtu theksoi se Samiti i cili do të mbahet në Sofje, ka me qenë shumë i randësishëm për rrugën e Ballkanit drejt BE’s.

“Samiti i Sofjes konfirmon angazhimin e BE-së në rrugën evropiane të Ballkanit Perëndimor”, tha Michel.

Kjo vizitë vjen në vazhdën e bisedimeve që Vucic po vazhdon me i realizue me diplomatët ndërkombëtar për Kosovën.

 

 

Shperndaje në: