Kujtohen viktimat e aksidenteve rrugore, bllokohen 3 rrugë në Prishtinë

Nesër tri rrugët kryesore të Prishtinës kanë me qenë të mbylluna për dhetë minuta, tue shënue kështu ditën vendore të përkujtimit të viktimave në komunikacionin rrugor.

Aty kanë me u realizue tri përformanca artistike dhe sensibilizuese, ku kanë me qenë të përfshimë edhe autoambulanca dhe Policia.

Simbas njoftimit, përformancat kanë me nisë në ora 12:00 dhe kanë me zgjatë deri në orën 12:10, në rrugën ‘Garibaldi’, përbri Hotelit Grand, në vendkalim të kambësoreve, rrugën ‘Agim Ramadani’, para Hotel Sirius, në vendkalim të kambësoreve dhe rrugën ‘Luan Haradinaj’, para New Born, në vendkalim të kambësoreve.

Krejt aktiviteti zhvillohet nga Qendra për Zhvillim Multikulturor.- Impact.

“Shënimi i kësaj dite ka për qellim, që nëpërmjet përkujtimi të viktimave në trafikun rrugor, të rrisim shkallën e ndërgjegjësimit qytetar rreth sigurisë në rrugë, në mënyrë që të kemi numër më të vogël aksidentesh , respektivisht numër më të vogël të vdekjeve në rrugë”, thuhet në njoftim.

Shperndaje në: