14 shqiptarë t’arrestuem, kjo asht shuma që merrnin për me dërgue azil në Francë

2500 deri në 3000 shtetas shqiptarë dhe kosovarë jan tranpsortue ilegalisht për në Francë nga nji zinxhir i emigracionit të paligjshëm simbas mediave franceze.

14 personat e arrestuem në Mars tue përfshi 9 prej tyne janë padit këtë javë.

Shqiptarët paguenin rreth 200 euro deri në 2000 për person për me shkue në Francë, për këtë shumë shtohet kujdesi dhe mbështetja, çka i ka sjellë rrjetin rreth 600 mijë euro fitime.

Personat e arrestuem po akuzohen për emigracion të paligjshëm, hymje e pautorizueme dhe qëndrim i paligjshëm në territorin francez, tre persona janë burgos deri tash, shkruen gazetametro.net.

“Hyrjen e paautorizuar apo qëndrimit të paligjshëm të të huajit në territorin francez nga një bandë e organizuar,” tha Frederic Nahon, prokurori i Chaumont (Haute-Marne)

Prokurori Frederic Nahon ka tregue se autobusët po largohen nga Shqipnia për me marrë udhë deri në Francë, Itali, Gjermani dhe Belgjikë.

“Autobusët largoheshin nga Shqipëria, duke kaluar nëpër vende të ndryshme dhe duke ardhur deri në Francë, duke bërë depozita në vende të tjera si Italia, Gjermania dhe Belgjika”, tha ai.

Udhëtarët kosovarë ose shqiptarë u lanë në Francë kryesisht në Metz dhe Strasburg, me nji mesatare prej katër autobusësh në javë.

Njerëzit gjithashtu arritën në Francë me aeroplan, në Roissy ose Beauvais në veçanti.

 

Shperndaje në: