Afganistan, sulmi kamikaz shkakton ma s’paku 31 viktima

Sulmet vetëvrasëse vazhdojnë me marrë jetë njerëzish në Afganistan.

Ma s’paku 31 persona kanë mbet të vdekun si pasojë e nji sulmi kamikaz në nji qendër regjistrimi votuesish në kryeqytetin afgan, Kabul.

Ndërkohë ma shumë se 50 persona kanë mbet të plagosun nga ky sulm, i cili goditi turmën që priste në hymje të qendrës.

 

 

Shperndaje në: