A po zbutet Erdogan, kjo deklaratë e tij tash vjen për Greqinë

Turkey Erdogan

Në prag të zgjedhjeve të parakohshme që shpalli para disa ditësh, Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, gjatë nji interviste e cila asht transmetue nga të gjitha kanalet televizive të Turqisë, i asht referue midis të tjerash edhe krizës greko-turke, tue deklarue se Ankaraja nuk kërkon me rritë tensionet në Egje.

“Na e shohim Greqinë si fqinj. Edhe nëse ka disa probleme, duem me i kapërcy ato. Të ulemi në nji tryezë dhe t’i lamë mbas. Sepse bahet fjalë për det dhe ajër.

Avionë dhe anije me kalue lirshëm. Perse me vnue në dyshim dhe me njollosë paqen? Na kemi nevojë për paqe në botë.

Aq me tepër paqja jone me Greqinë nuk i ngjan asnji tjetre”,- ka thanë Erdogan.

 

Shperndaje në: