Zaev e jep nji deklaratë interesante për marrëveshjen me Greqinë

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev shprehu besimin se vendi nuk ka qenë kurrë ma afër arritjes së nji zgjidhje për emmin me Greqinë megjithatë dështimi eventual “nuk do të thotë fundi i botës”.

Këto deklarata Zaev i bani për agjencinë ‘France Press’.

‘Unë besoj se na kurrë nuk kemi pas kushte ma të mira për arritjen e nji zgjidhje të plotë e cila ka me zgjatë përgjithmonë. Në qoftë se mosmarrëveshja nuk zgjidhet, nuk do të thotë fundi i botës’ – deklaroi Zaev.

Kryeministri Zaev shtoi se Maqedonia ka me vazhdue “programin europian në nji mënyrë apo në nji tjetër”.

Zaev tha se shumë nga mosmarrëveshjet në lidhje me emnin e Maqedonisë janë zgjidh, por nuk don me i zbulue detajet e negociatave, sepse “ajo mundet me rrezikue procesin”.

 

Shperndaje në: