Partitë opozitare bahen bashkë për me sfidue Erdogan’in

15 deputetë turq nga partia kryesore opozitare CHP, kanë shkue në Partinë Iyi, në mënyrë që kjo parti me mujt me garue në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që janë thirrë nga Presidenti Recep Tayyip Erdogan. 

Erdogan ka shpall zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe presidenciale për 24 Qershor.

Zgjedhjet e rregullta priteshin me u mbajt mbas nji viti.

Ky njoftim u prit me kundërshtim nga partitë opozitare, mbasi ata thonë se Erdogan synon me pasë nji presidencë me fuqi ma të mëdha egzekutive.

Sfiduesi kryesor i Erdoganit konsiderohet Meral Askener, ish-Ministër i Mbrendshëm, i cili vitin e kaluem ka formue Partinë Iyi.

Autoritetet duhet me vendosë nëse partia e Aksener, që ka vetëm pesë deputetë në Parlament mundet me marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare.

 

Shperndaje në: