Shqipnia përparon 19 vende në Indeksin e Performancës Mjedisore

Simbas artikullit të revistës Vogue, nuk mundet me u mohue ndikimi pozitiv që mundet me pasë udhëtimi në botë nga rritja e mirëkuptimit kulturor mbi ruejtjen e natyrës së virgjën.

Simbas Indeksit të Performancës Mjedisore të vitit 2018, vendet europiane si Zvicra, Franca dhe Danimarka nxajnë vendin e parë si vendet ma të qëndrueshme në botë, ndërsa Shqipnia me nji rritje të shpejtë ekonomike edhe në industrinë e turizmit u zhvendos në renditje nga vendi i 61’t në 2016 në të 40’in në 2018, thekson revista Vogue, përcjell atsh.

“ Shqipëria i dha prioritet zonave të mbrojtura si Parku Detar i Karaburun-Sazanit, parku detar i parë dhe i vetëm kombëtar. Shqipëria e realizoi këtë me mbështetjen e Programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara dhe Mjedisit Global. Sipas Këshillit Botëror të Udhëtimit dhe Turizmit, industria e udhëtimit është një nga më të fuqishmit në botë – siguron 10 për qind të vendeve të punës ose 313 milionë në mbarë botën.

Por, ka edhe efekte anësore negative, sepse vizitorët i vënë qytetet në trysni, nga dollarët e turizmit nuk përfitojnë komunitetet lokale, dhe linjat e mëdha ajrore përdorin shume lëndë djegëse.” shkruhet ne artikullin e Vogue.

 

Shperndaje në: