Infarkti, gati me u diagnostifikue përmes nji analize të thjeshtë gjaku

Studimi i ri “Epiphany”, që po zhvillohet në Qendrën Kardiologjike Monzino të Italisë propozon qëllimin ambicioz të parashikimit nëse nji person ka me u përballë me nji infarkt ose një lloj tjetër smundje të zemrës gjatë jetës së tij.

Hulumtuesit kanë me u përpjekë me identifikue karakteristikat që munden me dallue në nji grup prej 1,000 personash, ata që janë në rrezik ma të madh për me pasë nji problem kardiologjik në periudhën afatmesme dhe afatgjatë.

Në praktikë, përpjekja bahet për me identifikue subjektet të cilët asht e pranishme nji smundje aterosklerotike koronare fillestare, dhe pastaj me u analizue gjaku për me zbulue shënjuesit e mundshëm që lidhen me çka ka rezultue nga ekzaminimi radiologjik.

Nëse arrihet ky synim, në t’ardhmen ka me u identifikue njerëzit në rrezik infarkti, me nji test të thjeshtë të gjakut.

 

Shperndaje në: