Ma s’paku 14 agjenci drejt shuemjes

Ma s’paku 14 agjenci të pamvaruna pritet me u shue apo me u shkri në mekanizma të tjerë gjatë 3 vjetëve të ardhshme.

Në kuadër të kësaj Kosova mundet me i fitue deri në 25 milionë euro, mvarësisht nga përmbushja e qëllimeve.

Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë ka konfirmue për Zëri se në tre vjetët e ardhshme ma s’paku 14 trupa të pamvarun kanë me u shfuqizue ose kanë me u integrue me strukturat e tjera qeverisëse.

Kjo pritet me kalue në tri faza simbas viteve.

Në vitin 2018 në kuadër të fazës së parë ka me u ba transferimi i agjencive që kanë funkcione egzekutive nga Kuvendi në Qeveri të Kosovës.

Faza e dytë (2019) ka të bajë me rishikimin e agjencive që janë nën Kuvendin e Kosovës e që kanë funkcion rregullator dhe funkcione të tjera, të cilat nuk lidhen me funkcionet e Kuvendit të Kosovës.

Kurse faza e tretë ka me i përfshijë agjencitë që janë në kuadër të Qeverisë si pjesë e nji numri të ministrive të linjës.

 

Shperndaje në: